Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Fakultetit Ekonomik dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK)

02 Shkurt 2021
SHARE

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë, modifikimit të planprogrameve mësimore, ndërlidhjes së studentëve me tregun e punës  si dhe krijimit të projekteve të përbashkëta hulumtuese, më 02.02.2021 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Fakultetit Ekonomik dhe Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK).


Kjo marrëveshje hap rrugë për bashkëpunim profesional në mes të palëve nënshkruese, të cilat u pajtuan që të krijojnë partneritet - me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e ekonomisë, si dhe studentëve të këtij fakulteti t’u mundësohet të vijojnë praktika profesionale pranë bizneseve anëtare të OAK-së.


Foto-5.jpg

Foto-6.jpg

Foto-4-(1).jpg