Lajme dhe Ngjarje
1.Konferenca 8th INTERNATIONAL CONGRESS OF NEW HORIZONS IN SCIENCE AND SOCIAL SCIENCES
Instituti për Kërkime Ekonomike, në bashkëpunim me INCOHIS, organizoi konferencën “8th INTERNATIONAL CONGRESS OF NEW HORIZONS IN SCIENCE AND SOCIAL SCIENCES”, me temë “Artificial Intelligence and its Implications for The Economy”, e mbajtur më 4 dhe 5 Prill. Në hapjen e saj, fjalë rasti mbajtën drejtori i Institutit, Berim Ramosaj, Mustafa Of nga Universiteti Kocaeli, si dhe sekretari i Institutit Neshat Podvorica. Konferenca përfshiu prezantime nga vende të ndryshme. Ky aktivitet do të shërben si një hap i rëndësishëm drejt organizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Institutit.


___________________________________________________________________________________________________________________________________________
Takim mes Institutit për Kërkime Ekonomike dhe Ministrisë së Financave për bashkëpunim
2.Në emër të Institutit për Kërkime Ekonomike, drejtori Prof.dr. Berim Ramosaj dhe sekretari Neshat Podvorica zhvilluan sot, me dt. 10.10.2024, një takim me zëvendësministrin e Ministrisësë Financave, Punës dhe Transfereve, z. Agon Dobruna. Gjatë këtij takimi, u diskutuan mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit mes Ministrisë dhe Institutit. Në këtë drejtim, në emër të Institutit për Kërkime Ekonomike, u dorëzua një draft i
memorandumit për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të lartëcekura.

Njëherit, u diskutua rreth fushave potenciale të bashkëpunimit që mund të kontribuojnë në politikat publike. Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte krijimi i mundësive të reja për studentët, duke mbështetur projekte që mundësojnë përfshirjen e tyre në projekte praktike dhe studime kërkimore, për t’u përgatitur për tregun e punës. Palët ranë dakord që në ditët në vijim të rrisin bashkëpunimin dhe të arrijnë të nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit reciprok. Ky bashkëpunim pritet të sjellë përfitime të ndërsjella, duke forcuar rolin e kërkimeve ekonomike në zhvillimin e politikave publike në vend, ndërsa njëkohësisht mbështet Institutcionet në realizimin e projekteve të tyre hulumtuese.
