Për Maturantët

Duke zgjedhur Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, ju keni bërë hapin e duhur drejt një të ardhmeje të suksesshme.

Fakulteti i Ekonomisë është më i madhi në Universitetin e Prishtinës dhe ndër më të kërkuarit nga maturantët.

Studentët tanë janë shumë të kërkuar në tregun e punës dhe punojnë në kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në vend.

Gjatë tri viteve të studimeve, ofrohen mundësi të shumta për praktikë profesionale dhe punësim.

Po ashtu, mund të përfitoni nga mobilitetet studentore në universitete partnere në gjithë Evropën.

Stafi ynë akademik është ndër më të rinjtë për nga mosha në UP – çka nënkupton ligjërata moderne, interaktive dhe atraktive që përshtaten me nevojat dhe trendet e kohës.


ℹ️ Ende nuk je i/e sigurt se cilin drejtim të zgjedhësh?
Plotëso kuizin tonë të thjeshtë për të zbuluar se cili program studimi në Fakultetin e Ekonomisë të përshtatet më së miri me interesat dhe aftësitë e tua.

👉 Kuizi është këtu – zgjidh dhe zbulo drejtimin tënd ideal!