Eriona Buzhala, programi Ekonomiks

12 Maj 2025
SHARE

Në jetën studentore ka disa përvoja që nuk i harron asnjëherë, e për mua, njëra prej tyre ishte pjesëmarrja në programin Erasmus+ në semestrin e fundit në Université Côte d’Azur, në Nice të Francës.

Të jetoja në një qytet buzë detit, me klimë të ngrohtë dhe atmosferë mesdhetare, ishte një ndjesi lirie dhe frymëzimi që më shoqëroi çdo ditë. Nice më dha shumë më tepër sesa një vend të ri për të jetuar, më dha mundësinë të njihja njerëz nga kultura të ndryshme, të ndaj përvoja dhe të krijoj kujtime që do të mbeten gjithmonë me mua.

Gjatë kësaj kohe, mësova të jem më e pavarur, më e hapur ndaj të panjohurës dhe më e vetëdijshme për vlerat e përbashkëta që na bashkojnë si njerëz. Çdo bisedë, çdo sfidë dhe çdo moment i thjeshtë më ndihmoi të rritem dhe të kuptoj më mirë veten dhe botën përreth.

Nëse do të kërkoja një përkufizim për fjalën “ndryshim”, do t’ju tregoja për këtë eksperiencë. Sepse ndonjëherë, të largohesh për pak, është mënyra më e bukur për të gjetur veten aty ku nuk e kishe kërkuar më parë.

 

Eriona Buzhala

Fakulteti i Ekonomisë, drejtimi Ekonomiks