Vjosa Berisha, studente në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, ka përfunduar me sukses një semestër studimi në Universitetin e Graz-it, Austri, në kuadër të programit Erasmus+.
Kjo përvojë ndërkombëtare u bë e mundur falë mbështetjes së vazhdueshme dhe përkushtimit akademik të Fakultetit të Ekonomisë. Gjatë qëndrimit në Universitetin e Graz-it, Vjosa ka pasuruar njohuritë dhe përvojën akademike në një ambient multikulturor dhe sfidues, duke përfaqësuar me dinjitet Universitetin e Prishtinës.
Ky mobilitet përbën një dëshmi të rëndësisë që Fakulteti i Ekonomisë i kushton përgatitjes cilësore të studentëve dhe integrimit të tyre në rrjedhat akademike evropiane.