Era Hamiti, programi Ekonomi e Aplikuar dhe Menaxhment (në gjuhë angleze)

15 Tetor 2025
SHARE

 

Për mua, pjesëmarrja në programin Erasmus+ në Université Côte d’Azur, në Nice, Francë, ishte një nga përvojat më të vlefshme gjatë studimeve universitare. Studimi në një ambient të ri akademik, ku takohesh me studentë nga kultura të ndryshme, të sfidon dhe njëkohësisht të pasuron në shumë mënyra.

Nice është një qytet që të frymëzon me natyrën, energjinë dhe stilin e jetesës. Jeta atje më ndihmoi të bëhem më e pavarur, më e përgjegjshme dhe më e vetëdijshme për vlerën e bashkëpunimit ndërkulturor. Çdo ditë më sillte përvoja të reja, si në mësime, ashtu edhe në jetën e përditshme.


Erasmus+ më mësoi se mësimi nuk ndodh vetëm në klasë, por edhe në çdo përvojë, çdo takim dhe çdo vend të panjohur. Ishte një periudhë që më hapi horizonte të reja dhe më dha besim për të ndjekur mundësi të tjera ndërkombëtare në të ardhmen.