Erasmusi për mua në European University Viadrina, në Frankfurt (Oder), ka qenë një përvojë shumë interesante, një kombinim mes mundësive sociale dhe një jete akademike të mirëfilltë. Studimi në një universitet tjetër, në një mënyrë tjetër më ndryshe ligjëratash dhe organizimi, më dha mundësi të njihem me qasje të re në mësim dhe në kërkim. Lëndët ishin të bazuara në diskutim dhe mendim kritik, gjë që më ndihmoi të jem më aktiv, të shpreh mendimet e mia dhe të bashkëpunoj me studentë nga vende të ndryshme.
Jeta e përditshme në Frankfurt (Oder), me mundësinë që brenda pak minutash të jesh në Słubice në Poloni, e bëri këtë përvojë edhe më dinamike. Nga aktivitetet studentore, kafet me shokët ndërkombëtarë, deri te menaxhimi i jetës vetë: banesa, dokumentet, oraret çdo gjë më ka bërë më të pavarur dhe më të sigurt në vete. Erasmusi nuk ka qenë vetëm një semestër jashtë, por një periudhë ku kam mësuar shumë për veten, për mënyrën si dua të vazhdoj studimet dhe për mundësitë që ofron një ambient i tillë.