Eliona Gashi, programi Menaxhment

22 Maj 2026
SHARE

Ardhja ime me programin Erasmus+ në Madrid për të studiuar në Universidad Autónoma de Madrid ka qenë një përvojë shumë e rëndësishme dhe motivuese për mua. Ky program më ka dhënë mundësinë të njoh një kulturë të re, të zhvilloj aftësitë e mia akademike dhe personale, si dhe të krijoj miqësi me studentë nga vende të ndryshme të botës. Studimi në një universitet prestigjioz si UAM më ka ndihmuar të fitoj njohuri të reja dhe të përjetoj një mënyrë tjetër të mësimdhënies dhe jetës studentore. Përveç anës akademike, jeta në Madrid më ka ndihmuar të bëhem më e pavarur, më e hapur ndaj eksperiencave të reja dhe më e sigurt në veten time.