UPFE Konferenca 2025

Konferencë: “Barazia Gjinore dhe Institucionet”

📢 Konferenca “Barazia Gjinore dhe Institucionet”, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës, në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, u mbajt me sukses më 16 tetor 2025.

Ngjarja u mbështet financiarisht nga Agjencia për Barazi Gjinore pranë Zyrës së Kryeministrit, UN Women dhe projekti SHER, partnerë që vazhdojnë ta ndihmojnë përparimin e barazisë gjinore në arsimin e lartë.

Konferenca mblodhi akademikë, studiues dhe përfaqësues institucional për të diskutuar tema të rëndësishme si:
🔹 Fuqizimi ekonomik i grave
🔹 Roli i arsimit në avancimin e barazisë gjinore
🔹 Përfaqësimi i grave në tregun e punës dhe institucione

Ngjarja u hap nga Prof. Driton Balaj, Prof. Rozafa Basha, znj. Edi Gusia dhe znj.Vlora Nushi, ndërsa gjatë tri sesioneve tematike u prezantuan punime nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në përmbyllje, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe publike për të promovuar barazinë gjinore në Kosovë.

Agjenda