Me kënaqësi ju njoftojmë se profesori Dr. Besnik Krasniqi në Fakultetin e Ekonomisë, është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).
Fakulteti i Ekonomisë shpreh përgëzimet të sinqerta për këtë njohje të merituar, që është pasqyrë e punës së tij të palodhshme dhe angazhimit të vazhdueshëm në fushën e shkencës dhe arsimit në Universitetin e Prishtinës. Ky sukses është një arsye më shumë për krenari për Fakultetin e Ekonomisë, që konsiderohet një nder dhe privilegj prania e një profesionisti të tillë në mes stafit të tij akademik.
Fakulteti i Ekonomisë është mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Besnik Krasniqit dhe i dëshiron atij suksese të mëtejshme në angazhimet të ardhshme profesionale dhe akademike.