Të rinjtë sot, liderët e së nesërmes!

29 Janar 2025
SHARE

Banka Ekonomike vazhdon të hapë dyer për gjeneratat e reja dhe të mbështesë të rinjtë në rrugëtimin e tyre profesional! Në kuadër të bashkëpunimit të veçantë me Fakultetin e Ekonomisë, z. Ramadan Hashani, menaxheri i burimeve njerëzore, mbajti një ligjëratë frymëzuese për studentët, duke i prezantuar mundësitë unike për praktika profesionale në bankë dhe duke ndarë përvojën dhe mundësitë që ofron Banka Ekonomike për  praktikantët e rinj. Qëllimi i kësaj ligjërate ishte të krijohen ura lidhëse midis talenteve të reja dhe tregut të punës, duke i pajisur ata me aftësi praktike në fusha të ndryshme dhe mbështetje për zhvillimin e karrierës.
 

Ky bashkëpunim nuk ndalet këtu, vazhdojmë të krijojmë mundësi për studentët që dëshirojnë të bëhen pjesë e historisë së suksesit.  Së bashku investojmë në një të ardhme më të mirë!