Njoftim për ligjëratën: "Pastrimi i parave”

06 Mars 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova), organizon një ligjëratë për studentët e fakultetit në lidhje me pastrimin e parave.

Data: 13 mars 2025
Koha: 13:00
Vendi: Amfiteatri i madh

Ligjërata do të mbahet nga një ekspert i çertifikuar për hetime financiare dhe pastrim të parave dhe do të ofrojë njohuri thelbësore mbi metodologjitë dhe teknikat që përdoren në hetimet e pastrimit të parave.

Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të thelloni njohuritë tuaja mbi këtë temë të rëndësishme dhe aktuale!