Sot pata kënaqësinë të ftoj si ligjërues mysafir në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, në lëndën “Menaxhimi i Riskut”, Dr. Sokol Berisha, përfaqësues nga kompania e sigurimeve Elsig. Bashkëbisedimi u zhvillua me studentët e vitit të tretë të drejtimit Menaxhment, në kuadër të lëndës së udhëhequr nga Prof.Asst. Sevdie Alshiqi Bekteshi.
Diskutimi aktiv me studentët, pyetjet dhe qasja e tyre kritike dëshmuan një nivel të lartë përgatitjeje, angazhimi dhe interesimi për këtë fushë me rëndësi thelbësore për funksionimin dhe qëndrueshmërinë e bizneseve dhe organizatave.
Menaxhimi i riskut mbetet një komponent esencial për suksesin në një mjedis gjithnjë e më dinamik dhe të paparashikueshëm. Aftësia për të identifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar në kohë rreziqet mund të bëjë diferencën midis suksesit dhe dështimit organizativ.
Studentëve u uroj suksese të shumta në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Me këtë nivel përkushtimi dhe përgatitjeje, e ardhmja e tyre duket tejet premtuese!