Njoftojmë të interesuarit se me datën 06.09.2023 (e mërkurë), në orën 11:00, në sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik, kandidati Sead Ujkani i nënshtrohet mbrojtjes publike të punimit të doktoratës me titull: ’’Efekti i kontrollit të brendshëm në arritjen e objektivave të organizatave buxhetore”, me mentor Prof.Dr. Nexhmie Berisha-Vokshi, para komisionit profesional, në përbërje:
- Prof.Dr. Muhamet Aliu- kryetar;
- Prof.Dr. Safet Merovci – anëtar;
- Prof.Dr. Etem Iseni – anëtar i jashtëm (Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tetovës).