Për ndërrim programi, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve
I.Njoftohen të gjithë studentët e nivelit të studimeve baçelor të Fakultetit Ekonomik ,se afati I dorëzimit të kërkesave për ndrrim të programit, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve do të hapet prej datës 02.10.2023 deri me 06.10.2023,në ora 15:00.
II.Dokumentacioni i nevojshëm për ndërrim të programit, vazhdim të studimeve, transfer dhe njohje të provimeve duhet të përmbajë:
· Vërtetimin për statusin e studentit, (origjinal).
· Çertifikatën e notave (origjinal)
· Indeksin apo kartelën identifikuese të studentit fotokopje.
Kandidatët për transfer përveç dokumentacionit të lartcekur duhet të kenë edhe programin mësimor dhe vendimin për akreditimin e programit mësimor (origjinal).
III.Dokumentacioni i kompletuar të protokolohet dhe të dorëzohet në zyrën për arkiv dhe protokoll të Fakultetit.
Nga shërbimi studentëve