NJOFTIM PËR APLIKANTËT QË DO T’I NËNSHTROHEN PROVIMIT PRANUES, ME DATË 19.07.2024

18 Korrik 2024
SHARE

Listat e aplikuesve sipas programeve :

Programi Banka dhe Financa
Programi Menaxhment
Programi Marketing
Programi Ekonomiks
Porgrami Kontabilitet
Programi Ekonomi e aplikuar dhe menaxhment Gjuhë Angleze)(BSc)

 

Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 19 Korrik 2024 (E Premte, në ora 9:00), se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:

 

  1. Të paraqiten në objektin e Fakultetit Ekonomik, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit pranues;
  2. Pasi të kenë arritur në Fakultetin Ekonomik , me qëllim të shmangies së grumbullimit dhe pritjes, me ndihmën e personelit të Fakultetit Ekonomik, menjëherë të vendosen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
  3. Kandidatët i nënshtrohen provimit vetëm në sallën në të cilën është paraparë, sipas listave të publikuara;
  4. Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër;
  5. Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2024/2025;
  6. Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).