Njoftohen studentët e nivelit të studimeve baçelor dhe master të Fakultetit Ekonomik se afati i dorëzimit të kërkesave për
ndërrim programi, ndërrim departamenti, vazhdim studimeve, transfer dhe njohje të provimeve do të hapet prej datës 12.09.2024 deri me 23.09.2024 ora 15:00
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Kërkesën (origjinal),
2. Vërtetimi për statusin e studentit, (origjinal)
3. Transkripta e notave, (origjinal)
Kanditatë për transfer përveç dokumentacionit të lartëcekur duhet të bashkëngjisin edhe programin dhe vendimin për
akreditimin e programit mësimor (origjinal).
Dokumentacioni i kompletuar të protokolohet dhe dorëzohet në zyrën nr 7.
Nga Shërbimi Studentëve.