Njoftojmë të interesuarit se më datë 30.09.2024 duke filluar nga ora 15:00, në Sallën e Profesorëve të Fakultetit Ekonomik, Kandidatja e Doktarates Albanë Gashi do të mbrojë punimin e doktoratës me titull: “VLERËSIMI I PËRCAKTUESVE TË MIRËQENIES SUBJEKTIVE TË TË VETËPUNËSUARVE“
Punimi i doktoratës do të mbrohet para komisionit të përbërë nga:
1.Prof.Ass.Dr. Lura Rexhepi - Kryetar
2. Prof. Ass.Dr. Gentrit Berisha - Anëtar
3. Prof. Dr. Veland Ramadani– Anëtar i jashtëm
Mentor i kandidates është Prof. Dr. Besnik Krasniqi
Shërbimi Doktoratë & Master - Fakulteti Ekonomik - UP