Sot në Fakultetin Ekonomik, në kuadër të ligjeratave në lëndën Banka dhe afarizmi bankar, studentët patën kënaqësinë të mirëpresin z. Faton Ramadani CRO ne Bankën Ekonomike. Z.Ramadani ndau përvojën e tij profesionale dhe diskutoi tema kyce per zhvillimin e sektorit bankar, duke përfshire sfidat dhe mundësit e fundit në tregun financiar. Ligjerata u fokusua tek menaxhimi i riskut, përkatësisht në përditësimin dhe zhvillimet më të fundit të rregullative bankare. Studentet patën mundësin të angazhohen në pyetje-përgjigje, ku morën këshilla të vlefshme dhe perspektiva të reja mbi aspektet praktike në sektorin bankar