Nxënësit e shkollës Maarif nga dega e Prishtinës, të shoqëruar nga profesoresha e tyre vizituan Fakultetin e Ekonomisë. Gjatë takimit me dekanin dhe prodekanet, nxënësit u informuan për programet e studimit dhe mundësitë akademike që ofron fakulteti. Ky aktivitet është pjesë e programit të orientimit në karrierë, që i ndihmon nxënësit të marrin vendime për të ardhmen e tyre.