Kompania e sigurimeve Sigkos dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për studentët e ekonomisë.
Ky memorandum është hartuar me qëllim të formalizmit të bashkëpunimit ndërmjet KS Sigkos dhe Fakultetit të Ekonomisë për të forcuar lidhjet midis dy institucioneve dhe për të mbështetur zhvillimin e përbashkët akademik dhe profesional. Të dy institucionet vlerësojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet tyre me qëllim të ofrimit të mundësive më të mira për studentët.