Oda Ekonomike e Kosovës dhe Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për studentët e ekonomisë.
Kjo marrëveshje është hartuar me qëllim të formalizmit të bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Fakultetit të Ekonomisë për të forcuar lidhjet midis dy institucioneve dhe për të mbështetur zhvillimin e përbashkët akademik dhe profesional. Të dy institucionet vlerësojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet tyre me qëllim të ofrimit të mundësive më të mira për studentët.