Tryezë shkencore " Tregu i punës në Kosovë: Analizë e Anketës së Fuqisë Punëtore"

06 Dhjetor 2024
SHARE

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Ditët Kundër Dhunës në Baza Gjinore, Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës organizoi tryezën shkencore me temë “Tregu i Punës në Kosovë: Analiza e Anketës së Fuqisë Punëtore. Kjo ngjarje, synoi të adresojë sfidat kryesore të barazisë gjinore në tregun e punës në Kosovë dhe të nxisë diskutimin mbi mënyrat për të përmirësuar përfshirjen dhe mbështetjen për gratë në tregun e punës. Tryeza shkencore u hap nga Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Driton Balaj, i cili, në fjalën e tij hyrëse, theksoi rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore si një element kyç për zhvillimin ekonomik dhe potencoj mbështetjen e vazhueshme të Fakultetit për të mbështetur dhe promovuar iniciativat që synojnë fuqizimin ekonomik dhe social të grave, përmes organizimit të aktiviteteve akademike dhe hulumtuese në këtë drejtim. Një analizë e detajuar e rezutateve të anketës së fuqisë punëtore për një perriudhë 10 vjeçare u prezantuaa nga Prof. Luljeta Elezaj, duke u fokusuar në dallimet gjinore në tregun e punës.

Tryeza vazhdoi me diskutime dhe analiza me fokus në politikat e tregut të punës dhe pabarazinë gjinore nga paneli në përbërje të Prof. Dr. Rahmije Mustafa, Prof. Dr. Ardiana Gashi, Prof. Dr. Avdullah Hoti, dhe Prof. Luljeta Elezaj.
Diskutimet theksuan rëndësinë e krijimit të një tregu pune më gjithëpërfshirës, duke u bazuar në gjetje shkencore dhe praktika më të mira rajonale dhe ndërkombëtare. Panelistët u ndalën veçanërisht tek ndikimi i politikave publike, përparësitë e fuqizimit ekonomik të grave dhe rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për adresimin e këtyre sfidave.Në vazhdim të tryezës shkencore, u promovua i librit “Ekonomia Bashkëkohore e Punës” të autorëve Ronalg G. Ehrenberg dhe Robert S.Smith, një botim i përkthyer dhe përshtatur nëgjuhën shqipe nga Prof. Dr. Ardiana Gashi dhe Prof. Dr. Avdullah Hoti. Ky libër shënon një
kontribut të rëndësishëm për pasurimin e literaturës akademike në fushën e ekonomisë së punës dhe adreson nevojën për materiale të avancuara studimore në këtë fushë, duke qenë i përshtatshëm për studentët, akademikët dhe profesionistët e interesuar për zhvillimet në tregun e punës.

Kjo tryezë shënoi një hap të rëndësishëm në nxitjen e dialogut për fuqizimin e grave në Kosovë dhe përmbushjen e objektivave për një treg pune më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.