Një kontribut i jashtëzakonshëm nga profesorët tanë. Bazuar në Memorandumin e Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, disa nga anëtarët e stafit akademik të Fakultetit tonë kanë kontribuar në hartimin e pyetjeve për testimin në pozitat publike. Nga Fakulteti ynë morën pjesë: prof. Vlora Prenaj, prof. Albulena Shala, prof. Lura Rexhepi, ass. Genc Zhushi, si dhe ass. Granit Baca. Kjo ekipë u prit nga rektori (prof. Qerim Qerimi) dhe prorektorja (Arta Basha-Jakupi) e Universitetit të Prishtinës.Me këtë rast, ata morën mirënjohje për angazhimin e tyre vullnetar në këtë nismë shumë të vlefshme. Kështu, duke e shtyrë më tutje bashkëpunimin e Universitetit me institucionet e tjera publike. #fakultetiekonomik #up #bëhuup.