Studentet e Fakultetit të Ekonomisë nga departamenti "Applied Economics and Management patën kënaqësinë që të bëheshin pjesë e programit 'short term mobility' nga projekti CEEPUS në "Lodz University of Technology", specifikisht në "Faculty of Organization and Management" në Poloni. Studentet gjatë vizitës së tyre morën pjesë në ligjerata, vizita në kompanitë "Bosch" dhe "DOZ S.A. Po ashtu prezentuan projekte të ndryshme rreth zhvillimit të kompanive në Kosovë, duke siguruar përvojë të vlefshme dhe të suksesshme për të zgjeruar rrjetin tonë ndërkombëtar. Nga këto aktivitete ato u pajisen me certifikata dhe kredi shtesë.