Banka Ekonomike dhe Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës sot nënshkruan një bashkëpunim të ri që do të sjellë mundësi të jashtëzakonshme për studentët e ekonomisë. Përmes kësaj marrëveshje, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikën e tyre profesionalë në departamente të ndryshme të Bankës Ekonomike, duke përfituar përvoja të vlefshme për të ardhmen në tregun e punës.
Ky hap është më tepër se një marrëveshje bashkëpunimi, është një urë që lidhë teorinë me praktikën dhe ambicien me përvojën. Për studentët kjo është një mundësi e mirë për t’u njohur më afër me dinamikën e tregut bankar, për t’u mësuar nga ekspertët e industrisë dhe për të ndërtuar themelet e një karriere të suksesshme në sektorin financiar, menaxherial dhe shumë drejtime të tjera .
Me këtë iniciativë, Banka Ekonomike jo vetëm që kontribuon në zhvillimin profesional të të rinjve, por edhe në përgatitjen e një gjenerate të re liderësh që do të jenë shtyllë për tregun bankar dhe ekonominë e Kosovës. Ky bashkëpunim shënon një hap të ri drejt forcimit të lidhjeve midis arsimit dhe industrisë, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin në rritje.