Studenti ynë, Lir Hoxhaj, është pjesë e stafit akademik të Imperial College London

06 Shkurt 2025
SHARE

Studenti Lir Hoxhaj ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës me notën mesatare 10.00. I diplomuari i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës, ka përfunduar studimet master në Universitetin e Bristolit dhe është angazhuar si hulumtues dhe asistent mësimor në Imperial College London në Angli, një nga universitetet më prestigjioze.