Mundësi praktike në Zyrën Kombëtare të Auditimit

20 Shkurt 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë ofron mundësinë e një praktike 3-mujore në Zyrën Kombëtare të Auditimit, e cila ofron eksperiencë profesionale, përmirësim të aftësive praktike dhe teorike, dhe mundësinë për të ndërtuar një rrjet profesional. Kjo është një mundësi ideale për studentët që duan të lidhin njohuritë akademike me praktikat e industrisë dhe të hapin mundësi për karrierë në auditim.

Të interesuarit mund të aplikojnë në linkun më poshtë:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdNiPZdWoXDauNtOoHI975CyRaBjzv1jLAIbH5GcGuV9RpG-w/viewform?usp=sharing