Në Fakultetin e Ekonomise do te realizohet projekti: DataSphere: A Comprehensive Database of Economic, Structural, and Social Indicators in Kosovo, i financuar nga KUSA dhe Ambasada Amerikane.
Më 4 prill 2025, në Fakultetin e Ekonomisë u mbajt takimi fillestar për prezentimin e ketij projekti nga udhëheqsja e projektit Prof.Asst.Albulena Shala. Ky projekt synon të krijojë një bazë të dhënash gjithëpërfshirëse të treguesve ekonomikë, strukturorë dhe socialë në Kosovë, duke ofruar një burim të vlefshëm për hulumtime akademike. Gjatë takimit u diskutuan detajet e projektit, duke përfshirë qëllimet e tij dhe metodologjinë për mbledhjen dhe analizën e të dhënave.