Panel diskutimi: “Will AI Make or Break Your Career?”

12 Maj 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë fton të gjithë studentët të marrin pjesë në panelin e diskutimit me temën “Will AI Make or Break Your Career?”, që do të mbahet të mërkurën, më 14 maj 2025, në ora 17:00Amfiteatrin e Vogël.

Ky event ka për qëllim të nxisë reflektim dhe diskutim mbi ndikimin që Inteligjenca Artificiale (AI) po sjell në tregun e punës dhe në zhvillimin e karrierës për profesionistët e rinj.

Panelistët e ftuar:

·         Benjamin Kolenovic – themelues i agjencisë së marketingut Growzillas dhe i përfshirë në listën prestigjioze Forbes 30 Under 30, do të ndajë pikëpamjet e tij mbi ndikimin e AI në fushën e marketingut dhe sipërmarrjes digjitale.

·         Arben Ymeraga –themelues i Kudo Accounting, do të flasë mbi përvojën e tij me kompaninë Kudo Accounting dhe se si AI po ndryshon mënyrën e operimit në sektorin financiar.

 

Ky panel është një mundësi e shkëlqyer për të marrë njohuri praktike dhe këshilla të drejtpërdrejta nga profesionistë me përvojë, dhe për të kuptuar më mirë se si të pozicionoheni në mënyrë strategjike për të ardhmen.

 Data: E mërkurë, 14 maj 2025
 Ora: 17:00
 Vendi: Amfiteatri i Vogël, Fakulteti i Ekonomisë

Ju mirëpresim të gjithëve!