Ndërtimi dhe Qeverisja e një Biznesi: Përvoja Praktike nga VllesaPagesa

14 Maj 2025
SHARE

Në Fakultetin e Ekonomisë, në kuadër të ligjëratave në lëndën Analiza e pasqyrave financiare, studentët kishin kënaqësinë të mirëpresin drejtorin ekzekutiv, Z. Astrit Sallauka. Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në ndërtimin dhe menaxhimin e kompanisë VllesaPagesa, duke theksuar sfidat e sipërmarrjes, rëndësinë e vendimmarrjes strategjike dhe rëndësinë e analizës financiare në qeverisjen e biznesit. Studentët patën mundësinë të angazhohen në diskutime praktike dhe të marrin këshilla të vlefshme nga një përfaqësues i suksesshëm i sektorit privat.