Job Onboarding: Procesi i integrimit të punonjësit në kompani

14 Maj 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë, në kuadër të lëndës Menaxhimi i burimeve njerëzore me ligjërues Prof. Liridon Veliu, pati kënaqësinë të mirëpresë z. Flamur Kaçiu, Menaxher i burimeve njerëzore në Telkos LLC &Tëvë1 dhe student i doktoratës në Menaxhment, në një prezantim interaktiv dhe frymëzues për studentët tanë.

Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të mësojnë si të hartojnë një rezyme (CV) efektive, si të përgatiten për një intervistë pune, si dhe cilat janë pritshmëritë reale të tregut të punës, të gjitha të mbështetura në përvojë konkrete dhe këshilla praktike nga terreni i punësimit.

Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të stafit për të afruar studentët me tregun e punës dhe për t’i përgatitur për hapat e parë të karrierës së tyre, si dhe një shembull i bashkëpunimit të frytshëm mes edukimit dhe industrisë.