Në Fakultetin e Ekonomisë organizohet një ligjëratë rreth Investimeve në Tregun e Kapitalit, me ligjërues të ftuar, Z.Bujar Gosalcin. Z. Gosalci është profesionist me përvojë të gjerë në fushën e financave dhe vepron si trajner dhe mentor në fushën e investimeve në tregjet e kapitalit. Ligjërata do të ofrojë njohuri të vlefshme dhe këshilla praktike për studentët e interesuar në këtë fushë dinamike dhe me potencial të lartë zhvillimi.
Data: E hënë, 19 maj 2025
Ora: 15:00
Vendi: Salla 10, Fakulteti i Ekonomisë