Njoftohen të gjithë studentët nga fakultetet tjera, të cilët kanë aplikuar në konkursin për studime master për vitin akademik 2024/25, se konfirmimi për pjesëmarrje në provimevet diferenciale duhet të bëhet nga data 10.06.2024 deri më 16.06.2024 në shërbimin e masterit.
📝 Provimet diferenciale do të mbahen më 25.06.2025, në orën 10:00, në sallën nr. 6.
📚 Varësisht nga departamenti ku keni aplikuar, do t’i nënshtroheni këtyre provimeve diferenciale:
- Departamenti i Kontabilitetit
- Kontabiliteti Financiar
- Kontabiliteti i Menaxhmentit
- Kontabiliteti Tatimor
- Departamenti i Marketingut
- Kërkimet e Marketingut
- Promocioni
- Menaxhimi i Produkteve
- Departamenti i Menaxhmentit
- Menaxhimi i Resurseve Humane
- Menaxhimi i BVM-ve
- Menaxhimi Strategjik
- Departamenti i Banka dhe Financave
- Financa
- Tregjet Financiare
- Financa Publike
- Departamenti i Ekonomiksit
- Mikroekonomia II
- Makroekonomia II
- Ekonomiksi Monetar
📌 Suksese në përgatitje!