Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit, në bashkëpunim me kompaninë e auditimit Deloitte, organizoi një trajnim praktik për 40 studentë të përzgjedhur të këtij departamenti.
Trajnimi i mbajtur u fokusua në tema kyçe të fushës së kontabilitetit dhe auditimit, përfshirë:
- Rolin e auditorit në praktikë,
- Standardet ndërkombëtare të raportimit financiar (IFRS),
- Etikën profesionale dhe shembuj praktikë nga puna reale në kompani.
Në përfundim të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit morën certifikata pjesëmarrjeje nga Deloitte si dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të tyre profesional.
Fakulteti falënderon kompaninë Deloitte për bashkëpunimin dhe kontributin e çmuar në përgatitjen praktike të studentëve tanë.