Hapet afati për paraqitjen e provimeve – Afati i Janarit 2026

29 Dhjetor 2025
SHARE

Ju njoftojmë se do të hapet sistemi për paraqitjen e provimeve për afatin e Janarit 2026, nga data 29.12.2025 deri më 08.01.2026, ora 16:00.

Studentët që hasin probleme gjatë paraqitjes së provimeve janë të obliguar të parashtrojnë kërkesë/ankesë përmes SEMS-it brenda këtij afati, duke përshkruar qartë problemin dhe duke specifikuar provimet që nuk arrijnë t’i paraqesin.

Përgjegjësia për mos paraqitjen e provimeve brenda këtij afati bie plotësisht mbi studentët.

 

Përgjegjësia bie plotësisht mbi studentët në rast se nuk i paraqesin provimet brenda këtij afati. Ju njoftojmë se nuk do të ketë rihapje të sistemit për paraqitjen e provimeve pas përfundimit të afatit të përcaktuar.

 

Dinamika e aktiviteteve për provime  - Afati i Janarit 2026  
   
Aktiviteti Periudha
Hapja e SEMS për paraqitjen e provimeve 29.12. 2025 - 08.01.2026
Mbajtja e provimeve             12.01.2026 – 12.02.2026
Afati për vendosjen e notave në SEMS 12.01.2026 – 28.02.2026