Sesion Informues – Young Cell Scheme

24 Shkurt 2026
SHARE

 Të nderuar studentë të vitit të fundit të studimeve Bachelor dhe të diplomuar të Fakultetit të Ekonomisë,

Ju njoftojmë se në Fakultetin e Ekonomisë do të organizohet një sesion informues lidhur me programin e bursave post-diplomike Young Cell Scheme.

 E mërkurë, 25 shkurt 2026
 Ora 13:00
 Amfiteatri i vogël i Fakultetit të Ekonomisë

Takimi informues do të udhëhiqet nga Prof. Nikolaos Panagiotou, udhëheqës i projektit.

Programi Young Cell Scheme, i shpallur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, implementohet nga Konsorciumi: Universiteti Aristotel i Selanikut (Greqi) dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike (Francë).

Në kuadër të këtij programi ofrohen 37 bursa të plota post-diplomike, ndërsa për fushën e Ekonomisë janë në dispozicion deri në 7 bursa.

 Afati i aplikimit: 9 shkurt 2026 – 9 mars 2026 (ora 17:00)
 

Ftohen të gjithë studentët dhe të diplomuarit e interesuar që të marrin pjesë në këtë sesion për t’u informuar më detajisht mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit.

 Për më shumë informacione: https://ycskosovo.org

Ju mirëpresim!

_____________________________________