Sesion Informues për Bursa Master në SHBA, University of Georgia 🇺🇸

25 Mars 2026
SHARE

Ju njoftojmë se Fakulteti i Ekonomisë do të organizojë një sesion informues për mundësitë e bursave për studimet Master që ofrohen nga University of Georgia, SHBA.

Mbi mundësitë, kriteret dhe procedurat e aplikimit për këto bursa do të flasë Prof. Genti Konstandini nga University of Georgia. Po ashtu, në këtë takim do të jetë edhe Nderim Rudi, i cili do të ndajë përvojën e tij të studimeve si përfitues i bursës nga Virginia Polytechnic Institute and State University.

Takimi do të mbahet

📅 E premte, 27 mars 2026
🕒 Ora 14:15
📍 Salla e Profesorëve – Fakulteti i Ekonomisë

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë sesion informues dhe të njihen më në detaje me mundësitë për bursa, kriteret dhe procesin e aplikimit. Mos e humbisni këtë mundësi të vlefshme për orientim akademik dhe profesional!