Të nderuar studentë të Fakultetit të Ekonomisë,
Ju njoftojmë se në muajin prill 2026 do të mbahet afati i rivlerësimit për të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master.
Lidhur me këtë, ju informojmë si në vijim:
• Çdo student ka të drejtë të paraqesë deri në dy (2) kërkesa për rivlerësim.
• Afati për paraqitjen e kërkesave për rivlerësim fillon më 07 prill 2026 dhe përfundon më 15 prill 2026, në orën 16:00.
Orari i mbajtjes së provimeve (rivlerësimeve)-shkarko
Studentët që hasin probleme gjatë paraqitjes së kërkesave/provimeve janë të obliguar të parashtrojnë kërkesë/ankesë përmes SEMS-it brenda këtij afati, duke përshkruar qartë problemin dhe duke specifikuar provimet që nuk arrijnë t’i paraqesin.
Vërejtje: Përgjegjësia bie plotësisht mbi studentët në rast se nuk e paraqesin kërkesën për rivlerësim brenda këtij afati. Ju njoftojmë se nuk do të ketë rihapje të sistemit për paraqitjen e provimeve pas përfundimit të afatit të përcaktuar.