Fakulteti i Ekonomisë, FSHMN dhe FIEK i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me NLB Bankën, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë të merrni pjesë në eventin përmbyllës të NLB x UP Data Hackathon, një iniciativë inovative që synon të promovojë kreativitetin, teknologjinë dhe punën praktike me të dhënat.
Gjatë këtij eventi do të prezantohen zgjidhjet e zhvilluara nga studentët pjesëmarrës, ndërsa në fund do të bëhet edhe ndarja e çmimeve për ekipet më të suksesshme.
Ky aktivitet paraqet një mundësi të shkëlqyer për të parë nga afër idetë kreative të studentëve, për të mbështetur punën e tyre dhe për të qenë pjesë e një komuniteti akademik e profesional që nxit inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.
📅 Data: 7 Prill 2026
⏰ Ora: 10:00
📍 Vendi: Amfiteatri i Madh, Fakulteti i Ekonomisë – Universiteti i Prishtinës
Ju mirëpresim!