Ligjëratë e Hapur me Dr. Michal Rutkowski në Fakultetin e Ekonomisë

15 Maj 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës fton stafin akademik, studentët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në një ligjëratë të hapur nga Michal Rutkowski, Drejtor Rajonal i Bankës Botërore për Zhvillimin Njerëzor për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.

📅 Data: E hënë, 18 maj 2026
🕚 Ora: 11:30 – 12:15
📍 Vendi: Amfiteatri i madh i Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës

Tema e ligjëratës:
“Roli i sektorit privat në zhvillimin njerëzor (arsimi, shëndetësia dhe politika sociale)”

Pas ligjëratës do të zhvillohet edhe një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit mbi rolin e sektorit privat në avancimin e zhvillimit njerëzor dhe politikave sociale.

🎧 Përkthimi simultan anglisht–shqip do të jetë i disponueshëm.
Ju lutemi të vini me kohë.

Mirëpresim pjesëmarrjen tuaj dhe një diskutim aktiv!

Për më shumë informacion për folësin:

https://www.worldbank.org/en/about/people/m/michal-rutkowski