Njoftim për paraqitjen e provimeve – Afati Qershor 2026

24 Maj 2026
SHARE

 

Ju njoftojmë se do të hapet sistemi për paraqitjen e provimeve për afatin e Qershorit 2026, nga data 25.05.2026 deri më 05.06.2026, ora 16:00.

Studentët që hasin probleme gjatë paraqitjes së provimeve janë të obliguar të parashtrojnë kërkesë/ankesë përmes SEMS-it brenda këtij afati, duke përshkruar qartë problemin dhe duke specifikuar provimet që nuk arrijnë t’i paraqesin. Kërkesat e paspecifikuara nuk do të merren parasysh.

Përgjegjësia për mos paraqitjen e provimeve brenda këtij afati bie plotësisht mbi studentët.

 Ju njoftojmë se nuk do të ketë rihapje të sistemit për paraqitjen e provimeve pas përfundimit të afatit të përcaktuar.

 

Dinamika e aktiviteteve për provime  - Qershor 2026

 

Aktiviteti

Periudha

Hapja e SEMS për paraqitjen e provimeve

25.05. 2026 - 05.06.2026

Mbajtja e provimeve            

08.06.2026 – 10.07.2026

Afati për vendosjen e notave në SEMS

08.06.2026 – 25.07.2026