Ligjëratë Publike në Fakultetin e Ekonomisë: “Vlerësimi i Stabilitetit Financiar Global: Ku qëndrojmë?”

29 Maj 2026
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, organizon ligjëratë publike me temën:

“Vlerësimi i Stabilitetit Financiar Global: Ku qëndrojmë?”

 

Ligjërata do të mbahet nga:

  • Tobias Adrian - Drejtor i Departamentit për Tregje Monetare dhe të Kapitalit dhe Kryekëshilltar Financiar në Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN)
  • Ahmet Ismaili - Guvernator i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

 

Data: E enjte, 4 qershor 2026
Ora: 10:30 – 11:30
Vendi: Amfiteatri i Madh, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Prishtinës

 

Kjo ligjëratë paraqet një mundësi të veçantë për studentët dhe stafin akademik që të dëgjojnë nga ekspertë të nivelit të lartë ndërkombëtar mbi zhvillimet globale financiare, stabilitetin financiar dhe sfidat aktuale të sektorit financiar.

 

Ju mirëpresim!