Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës organizon më 13 tetor 2026 konferencën shkencore me temën:
“Puna e Kujdesit, Barazia Gjinore dhe Qëndrueshmëria Shoqërore”
Ftojmë studiuesit, akademikët, studentët e studimeve pasuniversitare dhe profesionistët e fushës të dorëzojnë abstraktet dhe punimet e tyre shkencore mbi tema që lidhen me:
🔹 punën e papaguar të kujdesit,
🔹 pabarazitë gjinore në tregun e punës,
🔹 varfërinë e kohës dhe ndikimin e saj te gratë,
🔹 si dhe tema të tjera të ngjashme që trajtojnë dimensionet ekonomike dhe shoqërore të barazisë gjinore.
🗓️ Afati për dorëzimin e abstrakteve: 10 gusht 2026
🗓️ Publikimi i rezultateve të vlerësimit: 30 gusht 2026
Konferenca bashkorganizohet nga Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Prishtinës, Agjencia për Barazi Gjinore, Friedrich Ebert Stiftung dhe UN Women.
📌 Të gjitha informatat lidhur me konferencën dhe thirrjen për punime shkencore i gjeni në posterin e bashkangjitur.
Ju mirëpresim të kontribuoni me punimet tuaja dhe të bëheni pjesë e diskutimeve për një shoqëri më të barabartë dhe më të qëndrueshme.
