Njoftohen të gjithë apikantët që do t’i nënshtrohen provimit pranues, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, sipas konkursit, me datë 29 qershor 2026, se me qëllim të mbarëvajtjes së provimit pranues, në mënyrë të obligueshme, duhet të respektojnë rregullat si në vijim:
- Provimi pranues mbahet me 09 korrik 2026 në orën 10:00
- Kandidatët duhet të paraqiten në objektin e Fakultetit të Ekonomisë, të paktën 30 minuta, para orarit të përcaktuar për mbajtjen e provimit;
- Pasi të kenë arritur në Fakultet, me qëllim të shmangies së grumbullimit dhe pritjes, me ndihmën e personelit të Fakultetit, menjëherë orientohen në sallat ku do të zhvillojnë provimin pranues, sipas listave të publikuara;
- Kandidatët i nënshtrohen provimit vetëm në sallën në të cilën është paraparë, sipas listave të publikuara;
- Me qëllim të shmangies së problemeve teknike në vlerësim, për plotësimin e provimit pranues, të përdorin vetëm stilolaps me ngjyrë të kaltër; Gjatë provimit pranues, kandidatët lejohen të përdorin kalkulator. Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë!
- Të posedojnë dëshminë e aplikimit, në konkursin e shpallur nga Universiteti i Prishtinës, për pranimin e studentëve, në vitin akademik 2026/2027;
- Të posedojnë një dokument identifikues (letërnjoftimin ose pasaportën).
Në kohën e mbajtjes së provimit pranues ndalohet mbajtja dhe përdorimi i telefonave celularë!
Në vijim gjeni listat me emrat e aplikantëve sipas programeve dhe sallave përkatëse:
Ekonomia e aplikuar dhe menaxhment
Sukses në provim!