Njoftojmë të interesuarit se MSc. Safet Abdullahu, me datën 11.05.2023, ora 12:00, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Ekonomik, mbron punimin e doktoratës, me titull: “Reforma dhe Sfidat e Edukimit Kontabël në Kosovë”. Mentor i kandidatit dhe punimit të doktoratës është prof. dr. Nexhmie Berisha-Vokshi
Mbrojtja e punimit të doktoratës është publike dhe bëhet para komisionit:
1. Prof. dr.Rrustem Asllanaj, kryetar
2. Prof.dr.Ajet Ahmeti anëtar, dhe
3. Prof.dr.Rufi Osmani, anëtar nga Biznesi dhe Ekonomia, Universiteti i Evropës Juglindore.
Prishtinë,
02.05. 2023.