Ftesë për studentët - Trajnimi “Orët praktike në kontabilitet të aplikueshëm përmes softuerit të kontabilitetit- QuickBooks”

09 Maj 2023
SHARE

Fakulteti Ekonomik dhe Kompania Melita & Partners kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi nëpërmjet të cilës synohet të bëhen shkëmbime arsimore në të mirë të përgatitjes së studentëve për tregun e punës ku përfitues do të jenë 30 studentë të cilët do të përzgjedhen sipas notës mesatare më të lartë.

Në këtë drejtim, ftojmë të gjithë studentët të aplikojnë për “Orët praktike në kontabilitet të aplikueshëm përmes softuerit të kontabilitetit- QuickBooks” të cilat do të zhvillohen gjatë muajit maj.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master që kanë notë mesatare prej 8.0.

Studentët poashtu duhet të kenë njohuri të gjuhës angleze dhe të kenë llaptop personal ku do të instalohet softueri QuickBooks për qëllime praktikimi.

Për të aplikuar klikoni linkun në vijim:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScuQXGwSZdFQam5WnDOQnKIcdagPh0jSIQWagoSw8TdqmeEUw/viewform?usp=sf_link

Për më tepër informata rreth Kompanisë Melita & Partners dhe trajnimeve që ofron në fushën e kontabilitetit ju ftojmë të vizitoni linkun në vijim:

https://www.kudoaccounting.com/

https://melita-partners.com/