Apliko për Bursën “Lulëzojnë” – Mbështetje nga TOKA për Studentë të Rinj

11 Korrik 2025
SHARE

Bursa “Lulëzojnë” përfshin mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë taksat në të ardhura) për studentët e nivelit Bachelor, dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti frymëzues të të rinjve të angazhuar.

KUSH MUND TË APLIKOJË?
Bursa është e dedikuar për të rinj 18+ vjeç që: 

  • Janë të regjistruar (apo do të regjistrohen në tetor 2025) në studime universitare të nivelit Bachelor (në Kosovë apo jashtë Kosovës); 

  • Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet; 

  • Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zona rurale, me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë, etj.); 

  • Kanë sukses të kënaqshëm akademik (nota mesatare mbi 4.0 në shkollë të mesme ose mbi 8.0 në universitet); 

  • Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.
    Prioritet do t’u jepet studentëve të vitit të parë në Bachelor në universitete publike! 

PËR ÇKA MUND TË PËRDORET BURSA?

  • Pagesa të semestrit 

  • Qira dhe banim 

  • Ushqim dhe transport 

  • Librat dhe pajisje shkollore 

  • Teknologji (laptopë, internet, etj) 

  • Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, etj

  • Mbështetje shtesë (opsionale) me produkte të dhuruara (si laptopë, bileta transporti, libra). 

  • Mundësi për punë praktike (opsionale) në organizata apo kompani që lidhen me fushën e studimeve. 

  • Promovim në rrjetet e TOKA-s për të rritur ndikimin dhe frymëzimin.

Thirrja është e hapur deri më 15 gusht 2025, ora 23:59, dhe përfituesit e bursës do të përdorin mbështetjen gjatë vitit të ri akademik (tetor 2025-qershor 2026).