Hapet thirrja për bursa në Programin Erasmus+ në Universitetin Autonom të Madridit

16 Shtator 2025
SHARE

Fakulteti i Ekonomisë hap thirrjen për aplikim për bursa për studentë për semestrin veror 2025/2026 për mobilitet në Univesitetin Autonom të Madridit (Spanjë), në kuadër të programit Erasmus+.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

- Shkëmbimin e studentëve për studime: Bachelor dhe Master

- Kohëzgjatja e mobilitetit: 1 semestër (5 muaj)

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Bachelor: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, vitin e parë me notë mesatare mbi 8.00).

Master: studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi në Universitetin e Prishtinës, të ngjashëm me programin, në të cilin aplikojnë. Të drejtë aplikimi kanë studentët, të cilët kanë përfunduar, të paktën, semestrin e parë, me notë mesatare mbi 8.00).

Nivelet e mobilitetit për studentët: Marrëveshja e mobilitetit parasheh edhe bursa për stafin akademik. Thirrja do të hapet me kërkesë të universitetit partner. Për më shumë informacione luteni që ta vizitoni webfaqen: https://www.uam.es/uam/en/internacional/english-courses

 

Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit BA dhe MA janë:

  • CV (në gjuhën angleze, modeli Europass);
  • Certifikata e notave/transkripta (rekomandohet në gjuhën angleze);
  • Kopje e pasaportës (faqja që përmban emrin tuaj, foton dhe të dhënat personale) ose letërnjoftimit;
  • Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
  • Vërtetim (i lëshuar nga fakulteti juaj, që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik, jo më të vjetër se 15 ditë nga data e aplikimit);
  • Certifikata e gjuhës angleze (minimum niveli B2).

Për të aplikuar në këtë thirrje luteni që dokumentet e kërkuara, si një fajll i vetëm pdf, t’i dërgoni në emailin: [email protected],  më së largu deri më 26 shtator 2025.

Vetëm dokumentet e kompletuara do të merren në konsideratë.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të kontaktoni me prodekanën Vlora Prenaj në adresën elektronike: [email protected].

 

Fakulteti i Ekonomisë ju uron suksese në aplikimin tuaj!