Punë praktike në Deloitte Kosova

17 Shtator 2025
SHARE

Deloitte është kompania numër 1 në botë në ofrimin e shërbimeve financiare: auditim, siguri, këshillim, shërbime tatimore dhe financiare në mbi 150 vende. Deloitte Kosova është themeluar që nga viti 2001 dhe që nga atëherë është kompani lidere në tregun tonë.

 

Cilat janë kriteret për aplikim:

  • Të keni përfunduar studimet bachelor në ekonomik, kontabilitet, financa ose të ngjashme ose jeni në vitin e fundit të studimeve;
  • Të flisni rrjedhshëm gjuhën angleze (njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh);
  • Jeni të aftë për të punuar si pjesë e një ekipi;
  • Të keni aftësi të mira analitike; të jeni në gjendje të analizoni dhe përpunoni të dhëna;
  • Të keni dëshirë që të mësoni dhe zhvilloheni profesionalisht;
  • Të jeni të aftë për të punuar në projekte të mëdha dhe angazhime komplekse.

 

Çfarë ofron Programi i Punës Praktike në Deloitte:

Ju do të keni mundësinë të punoni bashkë me një ekip ekspertësh në kontabilitet dhe taksa, duke kontribuar në projekte që shërbejnë kompanitë më të njohura, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

 

Çfarë mund të prisni nga programi i punës praktike:

Në Deloitte, zhvillimi profesional synon të mbështesë çdo individ në çdo fazë të karrierës, duke i ndihmuar të identifikojnë dhe të shfrytëzojnë fuqitë e tyre për të përmirësuar performancën çdo ditë.
Përmes përvojave praktike në punë dhe programeve të strukturuara të zhvillimit, profesionistët tanë kanë mundësi të vazhdueshme për të avancuar dhe për të forcuar aftësitë e tyre gjatë gjithë rrugëtimit profesional.

 
Nëse dëshironi të jeni pjesë e Deloitte, aplikoni këtu: BPS Intern